Izolohen 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik, patën kontakt me një të infektuar

Kosova

Izolohen 13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik, patën kontakt me një të infektuar

Më: 26 prill 2020 Në ora: 15:28
Kaçanik

Komuna e Kaçanikut përmes një njoftimi, ka konfirmuar dy rastet e para me virusin Covid-19.

Rastet janë nga fshati Runjevë dhe Rekë, ndërsa familjet e dy të infektuarve tashmë janë vetizoluar, bën të ditur komuna.

“Njëri nga të infektuarit ka pasur kontakte edhe me mjekë në QKMF prandaj 13 punëtorë janë vetë izoluar”, njoftoi kryetari Ilazi.

Njoftimi i plotë:

Shtabi komunal konfirmon dy rastet e para me virusin COVID në Komunën e Kaçanikut

Shtabi Komunal për Parandalimin e pandemisë COVID 19, në mbledhjen urgjente të mbajtur sot, ka konfirmuar dy rastet e para me virusin Corona. Familjet e dy të infektuarve tashmë janë vet izoluar, deri në marrjen e masave të reja në koordinim të plotë të shtabit me Ministrinë e Shëndetësisë. Në këtë takim të jashtëzakonshëm ishte edhe Mikrobiologu nga komuna jonë, Dr. Lul Raka. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim, tha se rastet e konfirmuara me virus janë nga fshati Runjevë dhe Rekë.

“ Më lejoni t’ju informojë që mbrëmë kemi pranuar rezultatet nga Instituti i Shëndetësisë të cilat fatkeqësisht kanë rezultuar pozitive dhe rastet janë një në fshatin Rekë dhe një në fshatin Runjevë.

Njëri nga të infektuarit ka pasur kontakte edhe me mjek në QKMF prandaj 13 punëtor janë vetë izoluar. Dy familjet e të infektuarve me virus janë vet izoluar si dhe një familje e cila ka kontaktuar me të infektuarin nga Runjeva, në lagjen Deda në Doganaj” njoftoi Kryetari Ilazi.

Edhe drejtori i QKMF në Kaçanik Sinan Zeneli prezantoi në këtë takim. “ Menjëherë pas rezultateve ne kemi dal në teren dhe kemi kontaktuar familjarët e të prekurve dhe ju kemi kërkuar të vetë izolohen. Falenderojmë Policinë për asistim në të gjitha rastet” theksoi drejtori Zeneli, ndërsa shtoi se punëtoret shëndetësor të izoluar po ndjekin rekomandimet e nevojshme të vet izolimit. Ndërkohë Mikrobiologu Dr Lul Raka, kërkoi që në këtë situatë të respektojmë distancën sociale sepse infeksioni bartet gjatë të folurit ndërsa kontakti kryesor është familjari, përveç familjarëve kontakt i afërt është edhe rasti tjetër i qëndrimit afër me personat tjerë sidomos më shumë se 15 min. Dr . Raka ri përsëriti edhe njëherë masat e parandalimit siç janë: Distancimi social, përdorimi i dorëzave, higjiena e duarve etj.

Shtabi komunal Bëri thirrje që të ndiqen me kujdes rekomandimet e Institutit Kombëtarë për Shëndetësi Publike, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të infektimit me këtë virus në komunën tonë. Për masat e tjera do të informoheni në kohë.

#Rrinshpi– Shpëto jetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat