Asfaltohet rruga Prevallë-Brezovicë

Kosova

Asfaltohet rruga Prevallë-Brezovicë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen.

Sipas tij, kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit.

Postimi i plotë:

Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë.

Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat