Latifi: Dy të prekurit me koronavirus në Rahovec, janë pacientë në hemodializë

Kosova

Latifi: Dy të prekurit me koronavirus në Rahovec, janë pacientë në hemodializë

Nga: A.SH Më: 2 maj 2020 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Në Komunën e Rahovecit, ka rezultuar dy raste të reja me koronavirus.

Mirëpo, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi thotë se, dy të prekurit me koronavirus janë në hemodializë.

“Gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19”, shkruan Latifi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar POZITIV.

Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit.

Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar.

Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19.

Për fund, gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19.

#RRINËSHTËPI

SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat