Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Lipjan

Kosova

Policia jep detaje për vrasjen e djeshme në Lipjan

Më: 7 maj 2020 Në ora: 09:17
Ilustrim

Policia e Kosovës është deklaruar edhe njëherë për sa i përket vrasjes që ka ndodhur dje, afër QMI-së, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia ka konfirmuar që rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të viktimën dhe të dyshuarit.

“Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari kosovar. Incidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjes ndërmjet tyre. Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit zoraki me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra”, ka bërë të ditur PK-ja, në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat