Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 8 maj 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat