2 u shëruan dhe 22 të tjerë rezultuan negativë për koronavirus në Istog - Bota Sot
2 u shëruan dhe 22 të tjerë rezultuan negativë për koronavirus në Istog

Kosova

2 u shëruan dhe 22 të tjerë rezultuan negativë për koronavirus në Istog

Më: 8 maj 2020 Në ora: 23:57
Foto Ilustrim

Sot në Istog janë marrë 24 mostra për testim për koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj, i cili tha se dy raste ishin ristestim i dytë që do të thotë se sot janë shëruar.

“Sot nga IKSHPK u morën mostrat nga 24 persona në komunën e Istogut:dy raste si ritestim i dytë e që dje dolën negativ në sars-covid-19,tri raste si ritestim i parë dhe 19 mostra nga shtëpia e razidentëve në Gurrakoc!
Që të gjitha dolën negative gjë që na bën të lumtur! Pra edhe dy të shëruar”, ka shkruar Osmanaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat