Pandemia e detyron qytetarin t’i hedh në mbeturina prodhimet e sallatës

Kosova

Pandemia e detyron qytetarin t’i hedh në mbeturina prodhimet e sallatës

Më: 10 maj 2020 Në ora: 00:41
Jeton Hoti

Perimtari Jeton Hoti, ndonëse kishte mbjellë perime të hershme, me shpresë se do të dalë në treg, pandemia bëri që prodhimet e sallatës t`i hedhë në bërllok, në mungesë të tregut.

“Për momentin kemi kaluar në një fazë që është dashur të shiten sallatat dhe kemi pasë humbje dikun rreth 15 mijë copë sallatë me i hupë, një pjesë i kemi humbë ma herët e 5mijë janë në vend  të cilat do ti asgjësojmë brenda një dite ose dy edhe për me kultivu perime tjera na ka stagnu na ka lënë mrapa, tha ai për RTK.

Edhe ato para që i kemi, po na dalin jashtë vendi, duke importuar prodhime dhe shndërruar Kosovën qendër tregtare, tha Hoti

“E vetmja mundësi përti ulë humbjety ëhstë të zoglohemi, apsolutikisht nuk kemi se çka të ndërmarim.
Nuk ka stimulim, nuk ka përkrahje dmth që nesër prodhoni do tju përkrahim as moralisht , as financiarisht askush nuk merret me fermer”, tha ai.

Perimtari  Hoti u bën thirrje përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore ta kthejnë kokën  nga prodhuesit vendorë, të cilët janë duke u angazhuar për prodhime cilësore e të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat