​Skenderaj, vazhdojnë të ndihmohen familjen në nevojë

Kosova

​Skenderaj, vazhdojnë të ndihmohen familjen në nevojë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 20:23
Bekim Jashari me familjen Bajraktari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka falënderuar familjen Bajraktari e cila ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie.

Jashari ka shkruar në Facebook se Sabit Bajraktari nga Klina e Epërme ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune.

“Në emër të familjes donacionin e dorëzoi sot djali i Sabitit, Bajrami. Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj familjen Bajraktari dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie. Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19. Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat