​Nis ndërtimi i AMF-së në Breznicë të Obiliqit

Kosova

​Nis ndërtimi i AMF-së në Breznicë të Obiliqit

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:34
​Nis ndërtimi i AMF-së në Breznicë të Obiliqit

Është bërë vënia e gur themelit të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit.

Ndërtimi i kësaj ambulante do të kushtojë 77 mijë euro dhe është mundësuar nga organizata "Duart e bamirësisë" që ka marrë donacion nga "Zakat House" nga Kuvajti.

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, tha se kjo Ambulantë e Mjekësisë Familjare do t'u mundësojë banorëve të fshatit Breznicë të marrin shërbime më cilësore.

Gashi: Shpresojmë që punimet për AMF të përfundojnë brenda tre muajsh

"Sot do të fillojë ndërtimi i një shtëpie të shëndetit në Breznicë. Në ketë rast duke e falënderuar shumë organizatën jo qeveritare ‘Duart e Bamirësisë’, e cila ka arritur të siguro donacion nga Kuvajti nga ‘Zakat House’. Në këtë rast sot po e fillojmë dhe shpresojmë që në afatin prej tre muajve do të përmbyllen punimet dhe do ta kemi një shtëpi të shëndetit të re, e cila do të ofrojë shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët e kësaj zone", tha ai.

Ndërkaq, drejtori i shoqatës "Duart e bamirësisë", Shaqir Shaqiri, tha se ndërtimi i këtij objekti do të kushtojë 77 mijë euro.

Shaqiri: Kjo ambulantë shumë e nevojshme për banorët

"Pas kërkesës së Komunës së Obiliqit kemi vendosur të financojmë ndërtimin e kësaj ambulante, e cila me siguri është shumë e nevojshme për banorët. Donacioni është ‘Zakat House’ nga Kuvajti, në vitin e kaluar kemi ndërtuar edhe një shkollë në Komunën e Obiliqit, kemi ndërtuar edhe në qytetet tjera shkolla, ambulante", tha ai.

Ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare pritet të përfundojë brenda tre muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat