Lokalet në Podujevë e Prizren nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë, hapën para 1 qershorit

Kosova

Lokalet në Podujevë e Prizren nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë, hapën para 1 qershorit

Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:59
Kafiteritë Podujevë

Në Komunën e Podujevës dhe të Prizrenit gjatë ditës së sotme janë hapur disa lokale për qytetarë në të cilat po shërbehen klientët e tyre.

Në fotografitë e dërguara nga disa lexues shihet se si këto lokale nuk po i respektojnë vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Kujtojmë, se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1 qershori ditë e hënë do të fillojë hapja e lokale e restauranteve në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat