​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi - Bota Sot
​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

Kosova

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:43
Ilustrim

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• TUSH ( Nue) FRROKAJ i lindur me 25.06.1975 në Gjakovë.

I pandehuri është i kërkuar për vepra penale:

• 1- (Një) rast për veprën penale “VJEDHJË E RENDË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: [email protected]

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat