​Malisheva vazhdon të mbetet e qetë nga COVID-19

Kosova

​Malisheva vazhdon të mbetet e qetë nga COVID-19

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:23
Malisheva

Komuna e Malishevës vazhdon të mbajë një situatë të qetë sa i përket pandemisë COVID-19, pasi nuk ka raste të reja të regjistruara.

Të gjitha mostrat e testuara ditëve të fundit kanë rezultuar negative, njofton Komuna e Malishevës.

Nënkryetari Hajdin Berisha, iu ka bërë serish thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e kujdesit të shtuar, duke përdorur mjetet mbrojtëse, duke mbajtur distancën dhe duke iu shmangur grumbullimeve të rastit.

Komuna e Malishevës ka 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar plotësisht, një rast vazhdon të mbetet aktiv dhe një person ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat