​Forumi për Lidership dhe UP “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Kosova

​Forumi për Lidership dhe UP “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:18
​Forumi për Lidership dhe UP “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Forumi për Lidership dhe Diplomaci dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me qëllim të promovimit të bashkëpunimit edukativo-kulturor në fushën e arsimit, duke u ofruar studentëve mundësi për pjesëmarrje në trajnime për lidership për ngritjen e mëtutjeshme profesionale me anë të aktiviteteve të edukimit joformal.

Krahas mundësive për pjesëmarrje në trajnime për studentët e të gjitha njësive akademike të UP-së, Njomza Emini, drejtore ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, si dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u dakorduan për ofrimin e mundësisë së punës praktike me pagesë për studente e UP-së, varësisht nga zhvillimi i programit dhe mundësive të forumit në vazhdim.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon përkushtimin e Universitetit të Prishtinës për mbështetjen e grave lidere dhe ofrimin e mundësive për ngritje të mëtutjeshme profesionale. Takimet e mëhershme me rektorin u materializuan sot përmes këtij memorandum që do të hapë edhe një horizont të ri për studentet”, tha Emini, pas nënshkrimit të memorandumit.

Ndërsa, Marjan Demaj, rektori i Universitetit të Prishtinës, tha se bota ka mungesë të madhe të lidershipit të grave e në veçanti Kosova.

“Unë mendoj se ky projekt do ta plotësojë këtë boshllëk. Njëkohësisht do ta fuqizojë Qendrën për Zhvillimin e Karrierës, e cila është duke bërë një punë të madhe për t’iu ofruar ndihmë studenteve që njohuritë e tyre t’i avancojnë që nesër të jenë lidere”, u shpreh ai.

Nënshkrimi i memorandumit bëhet në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe misione ndërkombëtare, gjatë realizimit të Projektit “Akademia për Lidership“, duke u mundësuar vajzave dhe grave përmes aktiviteteve të ndryshme të ngrihen profesionalisht dhe të shtojnë pjesëmarrjen në vendimmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat