​Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet e parapa për 12 qershor

Kosova

​Komuna e Lipjanit anulon aktivitetet e parapa për 12 qershor

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:25
Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në vigjilje të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të kësaj komune, uron të gjithë qytetarët e Lipjanit, duke kujtuar kurorëzimin e përpjekjeve, të organizimeve shekullore-popullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave e në vetëflijim të brezave deri në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Qyteti i Lipjanit çdo ditë e më tepër po ndryshon dhe po plotësohet me infrastrukturë, por asnjëherë nuk e harrojmë 12 Qershorin datën që simbolizon sakrificat dhe përpjekjet për ta gëzuar këtë liri që e kemi sot, kujtojmë me lavdi të gjithë heronjtë dëshmorët dhe martirët që u flijuan për këtë liri, shkruan Ahmeti në Facebook.

Për shkaqe të pandemisë COVID-19, dhe pas rastit të fundit të shfaqur në Lipjan, Komuna e Lipjanit ka vendosur që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapa të mbahen me 12 Qershor.

Ahmeti apelon qytetarët se edhe pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe autoriteteve komunale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat