​Vjedhin kapakë të kanalizimit, reagon KRU “Prishtina”

Kosova

​Vjedhin kapakë të kanalizimit, reagon KRU “Prishtina”

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:36
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit " Prishtina", ka njoftuar se persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur 16 copë kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik në rrugën " Qemajl Stafa" në Prishtinë.

Përgjatë inspektimit në terren, KRU " Prishtina", thotë se ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin në fjalë.

“Ata u zotuan se shumë shpejt do i vendosin kapakët e rinj. Shqetësues mbetet fakti që , në atë rrugë po vjedhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve. Veprimet e tilla janë të patolerueshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat