PDK, Malishevë: Besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli

Kosova

PDK, Malishevë: Besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 19:32
PDK, Malishevë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë mbështet fuqishëm krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se Presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, ashtu si kanë ditur para dy dekadave ta mbrojnë popullin e tyre, do të dinë edhe tani ta dëshmojnë pastërtinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjës së mbajtur të kësaj dege

Deklerata e plotë:

NË MBËSHTJE TË LIDERËVE TANË

Sot në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, dega në Malishevë, u mbështet dhe u vlerësua lart lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Malisheva dhe malishevasit ashtu si çdo herë edhe tani kanë besuar dhe besojnë në pastërtinë e luftës çlirimtare të Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli. Sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.

Për këtë dëshmia më e mirë është intervenimi i botës demokratike( NATO), për ta ndalur gjenocidin dhe eksodin serb ndaj popullatës civile shqiptare.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si burrështetasit më të njohur të botës perëndimore (Bill Klinton, Toni Bler, Medlin Olbrajt, Zhak Shirak, Joshka Fisher) etj., kanë vlerësuar lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne jemi të bindur se Presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, ashtu si kanë ditur para dy dekadave ta mbrojnë popullin e tyre, do të dinë edhe tani ta dëshmojnë pastërtinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Malishevasit ndihen krenarë me veprat dhe kontributin e komandantëve tanë, presidenti Thaçi dhe kryetarit Veseli!

Krenarë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat