3 nga të infektuarit me koronavirus në Podujevë, punëtorë shëndetësorë në QKUK

Kosova

3 nga të infektuarit me koronavirus në Podujevë, punëtorë shëndetësorë në QKUK

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:05
Ilustrim

Komuna e Podujevës është një ndër vendet të cilat po vazhdon të jetë e prekur nga koronavirusi në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe katër raste të reja me Covid-19 në këtë vend, ndërkaq katër të tjerë janë shëruar.

Siç bën të ditur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës, Nexhmi Rudari, tre prej këtyre rasteve të reja pozitive janë punëtorë shëndetësorë në QKUK, ndërsa rasti tjetër është një punëtorë i një marketi nga fshati Kërpimeh.

“Mbrëmë kanë rezultuar edhe 4 qytetarë të Podujevës Covid-19 pozitiv, por edhe 4 qytetarë që në herët kanë qenë të infektuar në virusin Corona janë shëruar plotësisht dhe se këndejmi kanë dalur nga vetizolimi. 3 rastet e reja janë punëtorë shëndetësor të QKUK dhe një punëtor i një marketi nga fshati Kerpimeh”, ka thënë Rudari.

I pari i Podujevës tutje ka bërë të ditur se deri më sot edhe 25 raste aktive vazhdojnë të jenë të prekur me Covid-19, ndërkaq gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe pa probleme të theksuara.

Rudari tutje apelon te qytetarët që të respektojnë udhëzimet e IKSHP’së dhe MSH’së e në veçanti ta ruajnë distancën dhe të bartin maska mbrojtëse dhe higjienë të shtuar personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat