​SBASHK, i zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses rreth Ligjit të pagave

Kosova

​SBASHK, i zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses rreth Ligjit të pagave

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:51
SBASHK

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk ka pritur që Kushtetuesja të hedhë poshtë Ligjin për paga të ish-qeverisë Haradinaj.

Ai në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini tha se në këtë ligj është punuar shumë nga ish-Qeveria Haradinaj dhe SBASHK-u.

“SBASHK ka pritur aplikimin e këtij ligji në dhjetor të vitit të kaluar, por Kushtetuesja ka punuar gjashtë muaj në këtë ligj sikur të ishte me mijëra faqe. Është një zhgënjim tepër i madh. Ne jemi në hall, pasi mësimdhënësit kanë pritur aplikimin e këtij ligji. Kam frikë se në shtatori do të ketë kërkesa sindikale”, tha Jasharaj, duke aluduar në mundësinë e grevave në arsim.

Ndryshe, Avokati e Popullit e kishte dërguar ligjin për paga në Kushtetuese për shkak të ankesave të një pjese të sindikatave. Gjykata Kushtetuese hodhi dje poshtë në tërësi ligjin për paga, duke e quajtur antikushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat