Protestuan veteranët e UÇK-së nga Drenasi

Kosova

Protestuan veteranët e UÇK-së nga Drenasi

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:08
Veteranët e UÇK-së nga Drenasi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me përkrahjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur protestë në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas në shenjë kundërshtimi dhe indinjate me publikimin e njoftimit për dy aktakuza të pakonfirmuara ndaj dy udhëheqësve të luftës, Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

99 protestuesit kanë mbajtur distancë për shkak të virusit COVID-19, duke u ulur secili në pozicione larg njëri tjetrit.

Protestuesit kanë shprehur solidarizim dhe mbështetje të palëkundur në pafajësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Kujtojmë se me propozimin e kryetarit Lladrovci, dje është miratuar Deklarata në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat