QKUK-ja jep mijëra euro për “varrosjen e placentave dhe mbetjeve indore”

Kosova

QKUK-ja jep mijëra euro për “varrosjen e placentave dhe mbetjeve indore”

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:24
QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) pak ditë më parë ka arritur ta finalizonte një tjetër kontratë.

Këtë herë është nënshkruar një kontratë, që obligon operatorin ekonomik të bëjë “paketimin, transportin dhe varrosjen e placenteve dhe mbetjeve indore”.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kësaj kontrate është jo më shumë se 12 muaj.

Image
Kontrata

Ndonëse, vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 45 mijë e 600 euro, e ajo është arritur për një shumë më të vogël.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Kosova Limo Ferizaj”, SH.P.K.

Image
Kontrata

Vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar është 44 mijë e 100 euro.

Ndërkaq, bëhet me dije se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë po i finalizuari. 

Image
Kontrata
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat