Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme? - Bota Sot
Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Kosova

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:29
ilustrim

Deri në fundjavë mot i ndryshueshëm, vranësira dhe diell, kohë pas kohe rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat gradualisht në rritje përreth vlerave mesatare

Fushat e presionit të ulët të ardhura nga Atlantiku, mbesin të bllokuara mbi rajon gjatë ditëve të ardhshme. Nën këto kushte do të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell, ditën e enjte kohë pas kohe priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, ndërsa nga dita e premte dhe në fundjavë, rrebeshet e shiut pritet të zhvillohen kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se temperaturat maksimale gradualisht do të rriten përreth vlerave mesatare.

Sipas PW, indeksi i rrezeve UV ditën e enjte mbetet në vlera mesatare, e ditën e premte në vlera të larta.

Parashikimi për periudhën 6-10 gusht:

6.08 – Freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi priten mundësi për rrebeshe shiu, që gjatë ditës do të shoqërohen edhe me bubullima.

7.08 – Vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

8.08 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima.

9.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

10.08 – Paradite intervale më të gjata me diell. Pasdite pjesërisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet gradualisht do të rriten nga 22C-23C, të enjten, deri në 27C-28C në fundjavë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet në vlera normale.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat