Gjobitet pronari i një lokali në Istog, afro 400 gjoba për mosrespektim të masave

Kosova

Gjobitet pronari i një lokali në Istog, afro 400 gjoba për mosrespektim të masave

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:59
Policia

Gjatë ditës së sotme është gjobitur pronari i një lokali në Vrellë të Istogut, për mosrespektimin e masave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për ata që nuk i respektojnë masat.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 390 gjoba gjatë 24 orëve të fundit në Pejë për mosrespektim të masave të qeverisë për ta parandaluar përhapjen e pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat