Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Moti në vendin tonë gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Moti do të jetë i vranët por me intervale më të gjata me diell do të mbizotërojë gjatë së martës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pasdite do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë kryesisht në lindje dhe jug të vendit.

Temperaturat në vise të ulëta 17C deri 30C, e në vise malore 14 deri 24C. Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s. Indeksi UV: 7.

Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por dita do të jetë relativisht e freskët. Nga dita e enjte sërish parashihen reshje.

“Për shkak të luhatjeve të parametrave bazik, reshjet do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-35 gradë Celsius. Vlerat e temperaturave 35 gradë parashihen vetëm ditën e hënë, kurse ditët tjera të javës konsiderohen si të freskëta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga verilindja e kontinentit. Do të fryjë erë nga jugperëndimi, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e erës mund të arrij maksimumin deri 12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat