FSSHK: Rreth tetë mijë punëtorë shëndetësorë nuk i kanë marrë shtesat e parapara

Kosova

FSSHK: Rreth tetë mijë punëtorë shëndetësorë nuk i kanë marrë shtesat e parapara

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se rreth 8000 punëtorë në shëndetësi ende nuk i kanë marrë shtesat e parapara.

FSSHK ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti, që edhe njëherë ta nxjerr një vendim shtesë me të cilin do të përfshihen të gjithë të punësuarit të cilit gjenden në listën e pagave në Ministri të Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë nga FSSHK:

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Vendimi i Juaj i datë 29.07.2020 me nr.protokoli 05/20 ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë të madhe te punonjësit në shëndetësi dhe si pasojë e këtij vendimi janë krijuar parregullësi të mëdha në listat e përpiluara nga zyrtarët kompetent, ku rreth 8000 punëtorë në shëndetësi ende nuk i kanë marrë shtesat e parapara, prandaj kërkojm nga Ju edhe njëherë që ta nxjerrni një vendim shtesë me të cilin do të përfshihen të gjithë të punësuarit të cilit gjenden në listën e pagave në Ministri të Shëndetësisë.
Kjo njëherit nuk do t’i diskriminonte punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, por do ti trajtonte në mënyrë të barabartë të gjithë.
Po ju rikujtojmë se neve ju kemi tërhequr vërejtjen disa herë që kjo mund të shkaktoj pakënaqësi të madhe andaj ju lutem, merrni seriozisht kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat