Regjistrohen edhe pesë raste me covid-19 në Malishevë

Kosova

Regjistrohen edhe pesë raste me covid-19 në Malishevë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:08
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me cvodi-19. Këto janë konfirmuar në komunikim zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me Komunën e Malishevës. 

Rastet e ditës së sotme, të regjistruara me covid-19, janë në këto vendbanime: 2 raste në Banjë, 1 rast në Malishevë, 1 rast në Senik dhe 1 rast në Ngucat.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 39 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 228 raste, prej tyre 168 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 39 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat