Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan të Komunës së Podujevës.
Ai nga afër pa respektimin e masave anti Covid, në hapësirat shkollore dhe se masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.
Postimi në Facebook:
Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër Covid-19!
Në aktivitete të ndara, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudarin dhe deputetët, vizituam Shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan, ku pamë respektimin e masave anti Covid, në hapësirat shkollore. Masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.
Prindër të dashur, grumbullimet tuaja gjatë përcjelljes së nxënësve në oborr të shkollave, janë panevojshme. Gjatë sjelljes dhe marrjes së fëmijëve nga shkolla, ju lutem mos u grumbulloni sepse nuk e ndihmoni fëmijën tuaj as nxënësit tjerë. Përkundrazi.
Gjatë vizitës në AMF, në Lluzhan të Podujevës, e falënderova personelin mjekësor për përkushtimin e pa ndërprerë gjatë 24 orëve në shërbim të qytetarëve.
Të gjithë së bashku mund t'ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!