Mustafa zotohet për përkrahje të prodhimit vendor në takimin me përpunuesit e qumështit

Kosova

Mustafa zotohet për përkrahje të prodhimit vendor në takimin me përpunuesit e qumështit

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:16
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë ditës së sotme ka taktuar disa blegtorë dhe përpunues të qumështit.

Në këto takime është diskutuar për masat që po merr Qeveria drejt zgjidhjes së sfidave për këtë sektor.

“Fatmirësisht, të gjithë po bashkëpunojmë në këtë drejtim për të përkrahur prodhimin vendor duke ditur se tanimë fillon cikli natyror i zbritjes së prodhimit primar dhe rritjes së konsumit të qumështit dhe produkteve të tij”, shkruan Mustafa në Facebook.

“Njëkohësisht, do të vazhdojmë kontrollet në markete që ato të ndajnë qartazi produktet me yndyrë shtazore nga ato me yndyrë bimore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat