Zogiani i VV-së kritikon gazetarët

Kosova

Zogiani i VV-së kritikon gazetarët

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:16
Avni Zogiani

Anëtari i VV-së, Avni Zogiani përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar gazetarinë e Kosovës.

Zogiani thotë se gazetarët që janë lavdëruar nga Gjykata Speciale për profesionalizëm, një pjesë e tyre në Kosovë sillen si propagandues të politikes se korruptuar.

"Për shembull, ata vazhdojnë propaganden rreth asaj që ndodhi me 4 shtator në Washington, pa iu ardhur turp se genjyen opinionin publik per miliarda investime të lidhura me takimin e 4 shtatorit, ne anen tjeter propaganda e tyre helmuese kunder nje subjekti politik, pra VETEVENDOSJE!, ka leshuar pertoke besushmerine e tyre tek publiku.Pra, propagandues ordiner brenda, "profesioniste" per Gjykaten Speciale, ka shkruar Zogiani.

Sipas tij, terrorin që e ushtrojnë në Kosovë ata e bëjnë me vetëdije dhe me motivim, jo pse nuk dijnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat