Lansohet raporti për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë

Kosova

Lansohet raporti për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 06:04
Arkiv

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” i cili do të mbahet sot dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Rezilienca apo qëndrueshmëria është fushë e re dhe e pa analizuar në Kosovë. Ende nuk dihet për impaktin që rezilienca ka parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet.

Nëpërmjet këtij hulumtimi, QKSS ka bërë vlerësimin e reziliencës së komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit si dhe është bërë identifikimi i faktorëve që rrisin reziliencën e komunitetit ndaj formave të ndryshme të ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel individual dhe atë komunitar.

Për matjen e reziliencës së komunitetit ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit janë matur 3 indikator si: a) identiteti dhe kohezioni social i komuniteteve në Kosovë; b) Lidhja me Kosovën dhe besimi në institucionet e shtetit si dhe c)Harmonia fetare ndërmjet komuniteteve në vend.

Nëpërmjet vlerësimit të këtyre indikatorëve ne kemi identifikuar pikat e forta të reziliencës së komunitetit në Kosovë kundër formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm të cilat kanë rol primar në krijimin e  komuniteteve reziliente kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Po ashtu, raporti ka identifikuar edhe pikat e dobëta në komunitet  të cilat e bëjnë më të cenueshëm komunitetin nga dhuna dhe ekstremizmit i dhunshëm.  

Raporti ofron rekomandime konkrete për komunitetin dhe institucionet e shtetit me qëllim të forcimit të reziliencës së komunitetit ndaj formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë aktivitet janë të ftuar përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues   të bashkësive fetare, përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit, përfaqësues të Qeverisë, zyrtarët të linjës së parë të C/PVE, hulumtues dhe studiues të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, media të cilët kanë përgjegjësi për parandalimin e formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm në komunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat