Bëhuni gati, fundjavë e ngrohtë tetori me temperatura deri në 28 gradë

Kosova

Bëhuni gati, fundjavë e ngrohtë tetori me temperatura deri në 28 gradë

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Në Kosovë këtë fundjavë pritet të mbajë një mot kryesisht i ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Kurse për fat të keq nga java e ardhshme nisin reshjet e shiut dhe njashtu edhe rënia e temperaturave.

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët në vijim.

2.10.2020 – Masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore kanë filluar të depërtojnë mbi vendin tonë, që ditëve të fundjavës sjellin mot shumë të ngrohtë, me temperatura verore edhe deri në 28C, nga Dukagjini. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira, e ditën e diel në perëndim të vendit paraqiten mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërkohë nga Evropa perëndimore fusha të presionit të ulët gradualisht do të depërtojnë mbi Itali, e në fillim të javës së ardhshme një sistem frontal kalon mbi rajonin tonë që parashihet të sjell rrebeshe shiu, vende-vende me bubullima. Nga dita e martë temperaturat pritet të pësojnë rënie.

Depërtimi i masave të ajrit nga Afrika veriore, në ditët në vijim pritet të sjell edhe koncentrime të pluhurit saharian mbi vend, që mund të rris lehtë nivelin e ndotjes së ajrit.

3.10 – Më ngrohtë, paradite vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

4.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

5.10 – Mbetet ngrohtë, por kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.

6.10 – Herët në mëngjes me shi dhe mundësi për bubullima. Ditën vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

7.10 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje ndjeshëm mbi vlera mesatare, nga dita e martë pritet të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri 15C, ndërsa maksimalet në fundjavë arrijnë deri në 28C, e nga dita e martë zbresin në 19C deri 20C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies në fillim të javës së ardhshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat