Fillon Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Kosova

Fillon Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, nga sot do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga Covid-19, Java do të hapet sot me anë të fjalimit të Kryeprokurori të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili do t’iu adresohet mediave përmes një video-mesazhi, për të vazhduar me video-mesazhet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Po ashtu të gjitha seminaret e Javës do të zhvillohen online me anë të platformës zoom.

Temat që do të diskutohen janë ”Dhuna në Familje dhe veprimet e institucioneve për trajtimin e saj gjatë pandemisë”, “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”, “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”, “Trafikimi me qenie njerëzore, koordinatorët e caktuar dhe vështirësitë në identifikim, hetimin dhe ndjekjen e rasteve” dhe “Kompensimi i viktimave të krimit- Risitë në fushën e kompensimit të viktimave të krimit”.

Folës dhe pjesëmarrës në seminaret e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”,  do të jenë përgjegjësit e institucioneve përkatëse si dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat