5 të shëruar sot në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Kosova

5 të shëruar sot në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:22
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Këto të dhëna janë të bazuara në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në të dhënat e komunikimit të rregullt të komunës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike.

Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

Gjendja me pandeminë e covid-19, në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më sot me covid-19 janë regjistruar 269 persona, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 11 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat