Për 24 orë, 54 pacientë u shëruan nga koronavirusi

Kosova

Për 24 orë, 54 pacientë u shëruan nga koronavirusi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Janë shëruar 54 pacientë nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.088 raste.

Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, sot u raportuan edhe dy viktima nga ky virus, ndërsa 186 persona të tjerë u infektuan.

Më poshtë njoftimi i plotë:

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat