Tre të infektuarit e sotëm më Covid-19 janë nga këto vende të Drenasit

Kosova

Tre të infektuarit e sotëm më Covid-19 janë nga këto vende të Drenasit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:17
Drenas

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive.

Prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, tri raste janë nga Komuna e Drenasit.

Të dhënat e IKPSHK-së tregojnë se një rast është në Poklek, një në Likoshan dhe një në Drenas.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat