Sot dy raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

Sot dy raste të reja me covid në Malishevë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:46
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar dy raste të reja me covid-19. Kjo është e bërë e ditur në raportin e rregullt të IKSHPK dhe në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Me rastet e sotme, numri i rasteve aktive është 16 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është kjo: të prekur me covid-19 janë 277 persona, prej tyre 237 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 16 persona janë aktiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat