Lladrovci pas sulmeve në Vjenë: Goditje e tmerrshme ndaj shtetit që është shembull në ofrimin e mundësive të integrimit të qytetarëve

Kosova

Lladrovci pas sulmeve në Vjenë: Goditje e tmerrshme ndaj shtetit që është shembull në ofrimin e mundësive të integrimit të qytetarëve

Nga: A.SH Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:31
Flamuri i Austrisë

Pas sulmeve që ndodhën në Vjenë, ka reaguar edhe kryetari i Dreansit duke i cilësuar si goditje të tmerrshme që i ndodhën shtetit që është shembull në ofrimin e mundësive të integrimit të qytetarëve pa dallim.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët që pësuan nga ky sulm terrorist, duke u solidarizuar me ta, ndërsa të gjithë të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi në Facebook:

Goditja e tmerrshme mbrëmë në Vjenë, nga terrorizmi dhe mendësia përjashtuese, është goditje ndaj vlerave të demokracisë që ofron Evropa si model i bashkëjetesës, shtetit të mundësive dhe gjasave të barabarta. Është goditje e tmerrshme ndaj shtetit që është shembull në ofrimin e mundësive të integrimit të qytetarëve pa dallim.

Bashkëndjej dhimbjen me familjarët që pësuan nga ky sulm terrorist, duke u solidarizuar me ta, ndërsa të gjithë të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!

Dhimbja është më e madhe kur dihet se Austria dhe populli i saj, ndër shekuj ishte ndër promovuesit më të fuqishëm të veçantisë tonë kombëtare, të gjuhës tonë, të drejtës tonë për jetë në trojet tona, të drejtës për shtetësi dhe popull që më së shumti mbronte qenien tonë shqiptare në Evropë.

Përjashtimi i të tjerëve dhe njëmendësia nuk ka vend në shekullin që po e jetojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat