Infektologu Izet Sadiku infektohet me coronavirus

Kosova

Infektologu Izet Sadiku infektohet me coronavirus

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 21:51
Infektologu, Izet Sadiku

Infektologu, Izet Sadiku është prekur nga coronavirusi.

Sadiku ka thënë se pas simptomave që ka pasur ai është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Sot pas disa simptomave gjatë kujdestarisë se mbrëmshme jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Do të vetizolohem për 14 ditë dhe do t’i ndjek rekomandimet të IKSHPK-së”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Ndryshe, në vendin tonë është duke vazhduar rritja e rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 661 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 720.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat