Lokalet në Aeroportin e Prishtinës nuk e ndalin punën as në fundjavë

Kosova

Lokalet në Aeroportin e Prishtinës nuk e ndalin punën as në fundjavë

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 23:03
Lokalet në Aeroportin e Prishtinës

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë gjatë fundjavës, duket se nuk po gjen zbatim të plotë në tërë vendin.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kafeteritë edhe sonte po vazhdojnë punën e tyre.

Kujtojmë se, për shkak të rritjes së infektimeve, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.

Njëra nga masat është: Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat