Rudari kërkon nga qytetarët respektim strikt të masave, ndryshe do të kemi mbylljen totale

Kosova

Rudari kërkon nga qytetarët respektim strikt të masave, ndryshe do të kemi mbylljen totale

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat në mënyrë strikte në mënyrë që të shmangun mbylljen totale.

Ai këtë e bëri të ditur përmes Facebook, duke treguar se edhe në takim virtual më kryetarët e komunave ka paraqitur shqetësimin e tij në lidhje me masat e ndërmarra për mbylljen totale të bizneseve për fundjavë, me theks sektorin e gastronomisë.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Në lidhje me situatën epidemiologjike dhe për të diskutuar zbatueshmërinë dhe efektet e masave anti-Covid, sot është zhvilluar takim virtual mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

Në këtë takim kam paraqitur shqetësimin tim në lidhje me masat e ndërmarra për mbylljen totale të bizneseve për fundjavë, me theks sektorin e gastronomisë.

Jam i vetëdijshëm se komuna jonë është ndër komunat me numër të madh të rasteve, të cilat janë rritur shumë ditëve të fundit. Mirëpo, sektori i gastronomisë është zinxhiri, i cili vendos në funksion edhe shumë veprimtari të tjera.

Ndaj, kam kërkuar që të kërkohet respektim strikt i masave anti-Covid dhe të shmanget mbyllja totale, siç u praktikua këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat