Moti sot do të filloj me diell, por nga nëser priten vranësira me reshje shiu

Kosova

Moti sot do të filloj me diell, por nga nëser priten vranësira me reshje shiu

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 06:06
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat