Të gjitha rrugët e komunës së Fushë-Kosovës me ndriçim publik

Kosova

Të gjitha rrugët e komunës së Fushë-Kosovës me ndriçim publik

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:31
Fushë-Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës synon të jetë vend i qetë dhe i ndriçueshëm, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

Projekti i ndriçimit publik me titull: Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e territorit të Komunës së Fushë-Kosovës, është duke u realizuar me sukses.

Ndriçimi Publik ndikon dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve të komunikacionit (për orët e vona dhe gjatë natës).

Aktivitetet e Komunës së Fushë-Kosovës janë të fokusuara në parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e aksidenteve rrugore dhe rasteve tjera devijante që ndodhin gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat