Bëri dallavere me shpërndarje të licencave, largohet nga puna zyrtari i MTI-së

Kosova

Bëri dallavere me shpërndarje të licencave, largohet nga puna zyrtari i MTI-së

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:25
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate për media ka treguar se ka ndërmarrë masa kundrejt zyrtarit të saj, duke e larguar nga puna deri në përfundim të hetimeve, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Reagimi i plotë i MTI-së:

MTI sqaron masat e ndërmarra për rastin e mundësisë së keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për opinionin publik dhe media se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat