Fetahu: Do të punësojmë nga një anëtar të familjeve që jetojnë me asistencë sociale në Lagjen e Dëshmorëve

Kosova

Fetahu: Do të punësojmë nga një anëtar të familjeve që jetojnë me asistencë sociale në Lagjen e Dëshmorëve

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Foto nga takimi

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka premtuar se në Lagjen e Dëshmorëve, ku jetojnë edhe familje me asistencë sociale, do të punësojnë nga një anëtar për çdo familje.

PDK ka premtuar se nuk do të ketë as diskriminim në atë lagje të cilën sipas tij komuna e ka bërë deri më tash.

Postimi në Facebook:

Në Lagjen e Dëshmorëve, ku jetojnë edhe familje me asistencë sociale, do të punësojmë nga një anëtar për çdo familje.

Përveç kësaj, së bashku me kryetarin në detyrë, Prof. Dr. Enver Hoxhaj, premtuam që edhe diskriminimet që i ka bërë komuna në këtë lagje, duke mos i asfaltuar rrugët ku jetojnë kategoritë e dala nga lufta, do t’i adresojmë.

Këtë lagje, në tërësi, me të gjithë banorët që jetojnë aty, do t’i trajtojmë të barabartë dhe do ta kemi prioritet për përmiërsimin e jetesës së tyre.

Këta banorë meritojnë më mirë.

#Shpërndaje #PDK10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat