​Zemaj: Kush është i interesuar për ‘sfilatë’ në institucionet shëndetësore, do të marrë përgjigjen meritore

Kosova

​Zemaj: Kush është i interesuar për ‘sfilatë’ në institucionet shëndetësore, do të marrë përgjigjen meritore

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Mullhaxha po kërkon nga Qeveria e Kosovës që fokusi të jetë në trajtimin e pandemisë COVID-19. Sipas saj, qytetarët nuk po kanë mundësi që të trajtohen për shkak të shpenzimeve enorme. Ndërkohë, që ngriti shqetësimin se në QKMF, qytetarët nuk po marrin shërbime dhe terapi të këtij lloji. Për këtë, ministri Zemaj tha se qeveria ka ndarë më shumë se 39 milionë euro buxhet, dhe se është kompetencë e komunave.

Gjatë seancës plenare, deputetja opozitare ka kërkuar sqarim nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për inspektorët e shëndetësisë, që sipas saj, iu është ndaluar hyrja në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kollçaku-Mullhaxha: Të lutem ministër demantoje

“Njerëzit nuk po kanë mundësi me u trajtua për shkak të shpenzimeve enorme. Në QKMF nuk jepet asgjë nga terapia, ndërsa miliona po shkojnë në sektorin privat. Nuk kam asgjë kundër shkoni, shikoni bëni një analizë sa shpenzime bëhen në baza ditore nga gjepi i varfër i qytetarëve. Mbuloni së paku kategoritë në nevojë. Për ministrin, çfarë po ndodhë me inspektorate a janë duke i marrë shtesat, a do t’i futni në pako. A është e vërtetë që ministër, inspektorëve shëndetësorë që iu ka ndalu hyrja legjitimohen hyrjet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të shkojnë zyrtarët, punëtorët e shëndetësisë. Të lutem demantoje”, ka pyetur ajo.

Për këtë ministri Armend Zemaj tha se QKMF-të janë kompetencë e komunave dhe se janë ndarë 39 milionë euro buxhet.

Zemaj: Kemi bërë ndërlidhjen me kujdesin parësor, hera e parë pas 20 viteve

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë më shumë se 39 milionë euro buxhet. Sigurisht se ata janë të obliguar të shfrytëzojnë edhe për menaxhim më të mirë të pandemisë, edhe kjo është evidente përkundër ngarkesave ndërlidhjen që e kemi bërë me kujdesin parësor është hera e parë në 20 vitet e pasluftës, komunikimi është ditor dhe është i nivelit të njëjtë të trajtimit qoftë të rasteve të triazhimit të pacientëve, por edhe të ndihmës dhe vlerësimeve ditore që i bëjmë”, theksoi Zemaj.

Ai ka mohuar që inspektorëve të shëndetësisë u është ndaluar hyrja në MSh. Veçse tha se nuk është i interesuar për ‘sfilatë’ në institucionet e shëndetësisë.

Zemaj: Ata që janë të interesuar për sfilatë në institucionet e shëndetësisë, do të marrin përgjigjen meritore

“Nuk është e vërtetë që inspektorët e shëndetësisë e kanë të ndaluar asnjë lloj komunikimi. Llogaridhënia që unë kam ngritur dhe kam kërkuar dhe vazhdojë të kërkojë është për t’u vlerësuar, dhe ju e dini se për çfarë e kam fjalën. Ata që janë të interesuar me punua, e kanë përkrahjen time maksimale. Ata që janë të interesuar dhe kanë qenë të interesuar për 20 vite të bëjnë sfilatë në institucionet e shëndetësisë, dhe e marrjen përgjigjen meritore sipas ligjeve në fuqi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat