Këshilli i prindërve kundërshton vendimin e Qeverisë për përfundim të hershëm të gjysmëvjetorit të parë

Kosova

Këshilli i prindërve kundërshton vendimin e Qeverisë për përfundim të hershëm të gjysmëvjetorit të parë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës nuk është pajtuar me vendimin e Qeverisë Hoti që gjysmëvjetori në shkolla fillore dhe të mesme të përfundojë më 18 dhjetor, 10 më herët se që ishte planifikuar.

Ky Këshill, të mërkurën përmes një komunikate, ka thënë se nuk është konsultuar nga Qeveria për vendimin që e bëri publik të martën.

“KPK-ja konsideron se gjendja e pandemisë nuk e ka rënduar procesin mësimor sa për ta marrë qeveria një vendim të tillë, i cili fare nuk shkon në interes të nxënësve ngase viti shkollor ka filluar me vonesë, punohet me orar të shkurtuar dhe se interesi i nxënësve është që sa më gjatë të qëndrojnë në proces mësimor dhe jo të pushojnë pa nevojë 1 muaj”, thuhet në komunikatë.

Pushimi, sipas vendimit të qeverisë do të zgjasë deri më 18 janar dhe është marrë për shkak të situatës me koronaviorusin që po e kalon vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat