Rudari falënderon qytetarët: Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës

Kosova

Rudari falënderon qytetarët: Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Nexhmi Rudari

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës dhe kandidati i LDK-së për këtë pozitë, Nexhmi Rudari, ka falënderuar përkrahësit dhe qytetarët e kësaj komune.

Pas dorëzimit të detyrës te Shpejtim Bulliqi, ai ka thënë se humbja në zgjedhjet e 29 nëntorit është vetëm një betejë e humbur.

“Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës”, ka thënë ai.

“Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm për betejat e ardhshme”.

Postimi në Facebook:

 

Të dashur qytetarë,

Të nderuar aktivist dhe simpatizantë të LDK,

Sot bëra dorëzimin e detyrës së kryetarit të komunës, pas rezultatit të zgjedhjeve të 29 nëntorit.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë këtij procesi. Po ashtu falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Humbja e një beteje nuk do të thotë edhe humbje e luftës.

Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm për betejat e ardhshme.

Në rrespekt,

Nexhmi Rudari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat