Banorët e dy fshatrave të Kamenicës rrezikohen nga ndotja e lumenjve

Kosova

Banorët e dy fshatrave të Kamenicës rrezikohen nga ndotja e lumenjve

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:06
Foto

Jeta dhe shëndeti i banorëve të fshatrave Ajnovc dhe Berivojcë të komunës së Kamenicës po rrezikohen çdo ditë nga ndotja e lumenjve.

Fotografi Arian Mavriqi, i ka publikuar disa fotografi ku shihet gjendja e tmerrshme e lumit në Ajnovc.

Madje Mavriqi thotë se gjendja e lumit në Berivojcë është akoma më e tmerrshme.

Ai thekson se ndotja e lumenjve bëhet duke hudhur vajra motorikë të veturave, e besa edhe kafshë që ngordhin.

Postimi i plotë:

Jemi në rrezik serioz nga mbeturinat në lumenjtë tanë, nga mbeturinat ka edhe mbetje motorike por edhe vajëra që shërbejnë per motorët e makinave! Fotografitë i morra në fshatin Ajnovc, Komuna e Kamenicës. Për fat të keq kam pa edhe Qenë e Derra të ngordhun që hudhen në Lum! Gjendje e njejtë është edhe në Berivojcë, Komuna e Kamenicës. Ka të bëjë direkt me jetërat tona dhe të pasardhësve tanë. Është momenti i fundit të ndalet ky degradim ndryshe na pret një e ardhme krejt e pashpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat