Të burgosurit rinovojnë sallën e vizitave familjare në Dubravë

Kosova

Të burgosurit rinovojnë sallën e vizitave familjare në Dubravë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Dubravë

Në kuadër të aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në Qendrën Korrektuese Dubravë të dënuarit po  rinovojnë sallën e vizitave familjare.

E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa në aspektin profesional është duke u  mbikëqyrur nga  Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend të dënuarit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme, andaj falë punës së tyre,  dhoma e vizitave familjare po  merr pamje tjetër.

Përmes aktiviteteve të tilla, SHKK ka thënë se synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.

“Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës korrektuese”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat