Kjo është puna e Gjykatës së Apelit gjatë nëntorit

Kosova

Kjo është puna e Gjykatës së Apelit gjatë nëntorit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Gjykata e Apelit

Gjatë muajit nëntor në Gjykatën e Apelit janë pranuar 1 mijë e 329 lëndë, ndërsa janë kryer 1 mijë e 372.

Nga kjo gjykatë tregojnë se ankesa Penale në Departamentin Special, është pranuar 1 lëndë,  janë zgjidhur 3. Ankesa Penale, Departamenti për Krime të Rënda janë pranuar 44, janë zgjidhur 42. Ankesa Penale, Departamenti i Përgjithshëm janë pranuar 137, janë zgjidhur 133. Ankesa Penale, Departamenti për të Mitur janë pranuar 10, janë kryer 6 lëndë. 

Ankesa Civile janë pranuar 635,  janë zgjidhur 699 lëndë . Ankesa Administrative janë pranuar 64, janë zgjidhur 59 lëndë. Ankesa Ekonomike janë pranuar 27, janë zgjidhur 45. Kundërvajtje janë pranuar 64, janë kryer 80 ankesa. 

Gjykata e Apelit ka vazhduar mbajtjen e seancave të kolegjeve në lëmine penale, gjithmonë duke vepruar në përputhje më Planin e Veprimit për Menaxhimin e Krizave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe vendimet dhe rekomandimet institucionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat