Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë, sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit

Kosova

Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë, sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Viti

Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë.

Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie.

Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti.

E as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat